Pas thirrjeve raciste, BDI-ja kërkon dorëheqjen e zëvendësministrave shqiptarë

04 gusht 2025 | 13:59

Partia më e madhe e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni dhe zëvendësministres për Sport, Safije Sadiki-Shaini, për shkak të mosreagimit ndaj thirrjeve me përmbajtje fashiste gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë.

Gjatë ndeshjes, në sallë janë dëgjuar thirrjet si: “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazi për shqiptarët”. Në mesin e të pranishmëve në këtë ndeshje kanë qenë edhe krerëve të lartë shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

“BDI-ja dënon këtë incident, duke e cilësuar si një shfaqje të tmerrshme të urrejtjes etnike dhe duke kritikuar heshtjen e institucioneve dhe mungesën e reagimit nga Federata e Basketbollit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut”.

“Ne nuk do të lejojmë që shqiptarët të bëhen shënjestër e thirrjeve fashiste në vendin ku janë bashkëthemelues të shtetit”, ka  deklaruar Emir Sulejmani, anëtar i kryesisë së BDI-së.

Më tutje, ai ka paralajmëruar se “BDI-ja do të qëndrojë në krye të reagimit politik dhe qytetar deri në sigurimin e drejtësisë dhe ndëshkimin e përgjegjësve”.

Emir Sulejmani u ka bërë thirrje përfaqësuesve shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë, që të distancohen publikisht nga ngjarja, të kërkojnë sanksione të rënda dhe të tërhiqen nga një qeveria që toleron urrejtjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili-Ahmeti, ka thënë se…