
Pas tri vajzave kryetarit të Vushtrrisë i lind djalë
23 shkurt 2021
| 15:55
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se është bërë prind për herë të katërt.
Tahiri ka shkruar në ‘Facebook’ se sot familja e tij është shtuar me një djalë, pas tri vajzave.
Ai ka bërë të ditur se djalin e kanë pagëzuar me emrin Maltin.
“Maltin Xhafer Tahiri, sot erdhi në mesin tonë! Igi dhe bebi janë mirë falë Zotit, e Melosa, Jara e Dua janë fort të lumtura për vëllaun!”, ka shkruar Tahiri.