Pas uljes së temperaturave, Gjykata e Apelit kthen orarin e rregullt të punës

09 korrik 2025 | 14:44

Gjykata e Apelit pas uljes së temperaturave, ka vendosur që ta kthejë orarin e rregullt të punës.

Vendimi është marrë nga kryetari i Apelit, Valon Totaj,

“Gjykata e Apelit e Kosovës, duke u bazuar në vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nr.261/2025, të datës 27 qershor 2025, si dhe ndryshimit të kushteve klimatike dhe paralajmërimeve nga institucionet relevante se temperaturat e motit do të bien ndjeshëm nga dita sotme si dhe ditëve në vijim, kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj ka vendosur që nga sot orari i punës rikthehet në gjendjen e rregullt, ashtu që puna do të zhvillohet sipas orarit zyrtar”, ka njoftuar Apeli .

Është bërë me dije se këto masa do të rishikohen në varësi të kushteve klimatike dhe vlerësimit të menaxhmentit të gjykatës.

Më 2 korrik, Apeli kishte vendosur ta reduktojë orarin e punës për shkak të temperaturave të larta. Njëjtë kishte vendosur edhe Gjykata Themelore në Prishtinë, Gjykata Supreme dhe Gjykata Komerciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar homologun e tij rus,…