Pas vdekjes së minatorit, Haki Arifi hapet e pamja në Gllogovc të Lipjanit

02 qershor 2020 | 20:06

Në mesin e dy minatorëve që mbetën sot të vdekur nga shembja e dheut në horizontin e pestë në Minierën e Artanës, është edhe Haki Arifi. I ndjeri ka punuar në Minierën e Artanës që nga viti 2010. Ai ishte inxhinier i xehetarisë.

Hakiu më parë kishte punuar edhe si mësimdhënës në shkollën e fshatit Gllogovc të komunës së Lipjanit. Ai, përpos bashkëshortes ka lënë edhe tre fëmijë, një vajzë dhe dy djemë. Familja Arifi ka hapur të pame në këtë fshat pas lajmit se familjari i tyre ka ndërruar jetë në vendin e punës, në Minierën e Artanës.

Ne foto: Pamja e fshatit Gllogovc. I. Rexhepi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Lazios, Igli Tare ka konfirmuar se ishte në…