Pas vendimit të Bahtirit për mbyllje të ETC-së në Mitrovicë, reagon Kelmendi

02 maj 2020 | 10:42

Pronari i  qendrave tregtare ETC, Ramiz Kelmendi, ka reaguar pas mbylljes së biznesit të tij në qytetin e Mitrovicës. Vendimi për mbyllje të  ETC-së në Mitrovicë është dhënë nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe shtabi emergjent, pasi një punëtore e këtij biznesi u infektua me Covid-19.

“Shtabi Emergjent i Komunës së Mitrovicës ka marrë vendim që të mbyllet qendra tregtare ETC në këtë komunë, pasi punonjësja e kësaj qendre tregtare u konfirmua mbrëmë me koronavirus, duke e shënuar kështu rastin e parë me COVID-19 në këtë komunë.

“Kur është në pyetje shëndeti i bashkëqytetarëve të tij jam është në gjendje të shkoj 20 vjet në burg”, ka deklaruar Bahtiri.

Ndërsa Ramiz Kelmendi ka thënë se Bahtiri duhet të jetë më i matur, pasi edhe ka jetuar në shtetet evropiane.

“Unë nuk dua të besoj që ETC duhet të mbyllet me qëllim e aq më pak nga një kryetar i cili vjen nga vendet evropiane. Andaj, çdo kryetar ka obligim ta mbrojë shëndetin e qytetarëve të komunës, por edhe kryetari e di se ai objekt shitës me pakicë ka shërbyer për qarkullime dhe lëvizje të lirë të pakicave nga Veriu e që mund që ajo pjesë, jo e kontrolluar mirë nga ana shëndetësore, të kontaminojë ndonjë të punësuar në ETC dhe qytetarë të tjerë nga kjo komunë”, ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në një…