Pas 12 vjetësh dështim, EULEX-i po dëshiron të na tregojë efikasitet

25 shtator 15:10

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Zgjim Hyseni ka kritikuar aksionin e sotëm të EULEX-it në zyrat e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pas 12 vjetësh dështim, misioni i EULEX-it po dëshiron të tregojë efikasitet.

Ai ka vlerësuar se dosjet që u ikën prej zyrave, Specialja po i kërkojnë te veteranët.

Postimi i plotë i Hysenit:

EULEXI-i paska marre turr. Qenkan vesh me hekur e po arrestojnë. Pata menduar që ata s’kanë ma kësi punësh në Kosovë. Pas12 vjetëve dështim po dojnë me na tregu efikasitet. Iu ikën dosjet prej zyrave, tash po i kërkojnë te veteranët.

Shumica e njerëzve përplasjen e EULEX-it me veteranët nuk e konsiderojnë punë të tyre. Tek flet me ta, shumica ankohen në artikulimin e “ashpërsinë” e veteranëve, por në fakt nuk iu bëhet vonë për çështjen. As UÇK-ja nuk ishte punë e tyre. Kjo është arsyeja e vërtetë.

Një pjesë e then kryet në secilin rrebesh. Shumica thjesht përshtatet nëse nuk ia tepron fort me zullum. Kurse një pakicë tjetër është sikur Gjergj Pula, personazhi i Kadaresë te “Kronike në gur”:

“Ne qytet kishin vrarë Gjergj Pulen. Ai posa kishte hedhur lutjen e katërt në zyrën e gjendjes civile për ta bërë emrin Jurgen Pullo. (Thoshin se përveç emrave Xhorxhio, Jorgos dhe Jurgen, që nuk arriti ta gezonte, kishte edhe një emër rezerve – Jogura, ne rast pushtimi japonez)”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Merve Nebiu shpall të pavlefshme dëftesat dhe diplomën e SHMLT…