Pasagjeri dhe polici grushtojnë njëri-tjetrin, kërkojnë shërbim mjekësor

29 mars 2023 | 08:51

Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesëtar i policisë derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, gjatë legjitimimit të një automjeti, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (pasagjer).

Rasti ka ndodhur të martën në Prishtinë në rrugën “Fahri Fazliu”, në orën 01:00.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, i cili derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, gjatë legjitimit të një automjeti, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (pasagjer)”, thuhet në raportin policor.

Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 2 mijë e 500 deklarime të pasurisë janë dorëzuar…