
“Pasardhësi” i Gjuriqit thotë se nënshkrimi i Thaçit nuk vlen asgjë
12 tetor 2020
| 08:30
Drejtori i ri i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me qëndrimin e tij për “njohje të ndërsjellë” si pikë e vetme e dialogut, tregon se ai është kundër këtij procesi.
Në një konference ai ka thënë se “nënshkrimi i tij [Thaçit] me të cilin ai u zotua para BE-së për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk vlen asgjë”.
Petkoviqi është pasardhës i Gjuriqit në pozitën e drejtorit të Zyrës për Kosovën e cila funksionon në kuadër të Qeverisë së Serbisë. Gjuriqi është tërhequr nga kjo pozitë për ta marrë pozitën e ambasadorit të Serbisë në ShBA./kk/