Pashkët, Hamza: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shumë gëzime në çdo familje!
05 prill 2026
| 10:52
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar festën e Pashkëve për të gjithë besimtarët e krishterë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Hamza uroi qytetarët duke theksuar rëndësinë e forcimit të vlerave, respektit dhe bashkëpunimit për një shoqëri më të bashkuar dhe më të drejtë.
“Së bashku po i forcojmë vlerat, respektin dhe bashkëpunimin për një shoqëri të bashkuar dhe më të drejtë për të gjithë. Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shumë gëzime në çdo familje!”, ka shkruar i pari i PDK-së.



