Pasi i fajësoi homoseksualët për koronavirusin, prifti rezulton pozitiv

09 shtator 2020 | 08:37

Një udhëheqës fetar në Ukrainë, i cili kishte deklaruar se koronavirusi po përhapet për shkak të martesave mes homoseksualëve, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Patriarku Filaret, kreu i Kishës Ortodokse Ukrainase, ndodhet i shtruar në spital pasi u diagnostikua me koronavirus pas një testi rutinë.

91-vjeçari mendohet se ka 15 milionë ndjekës në të gjithë Ukrainën.

Në mars ai deklaroi në një televizion se epidemia ishte dënim i Zotit për mëkatet e njerëzve. “Mbi të gjitha, martesat mes homoseksualëve”, pati thënë Patriarku Filaret.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitarët potencialë të proceseve gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare…