30 mjekët shqiptarë në Itali/ Emocionohet Sharon Stone, poston foton prekëse

30 mars 2020 | 11:19

Është përgëzuar nga të gjithë, dërgimi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë për të ndihmuar Italinë në përballimin e situatës pas shpërthimit të koronavirusit.
Ky gjest nuk ka prekur personazhet e njohur shqiptarë, por edhe ata të huaj. Madje aktorja e famshme e “Hollywood”-it, Sharon Stone, pasi ka mësuar se Shqipëria ka dërguar 30 mjekë në Itali, ka bërë një postim në “Instastory”.

Përmes këtij postimi ajo shpreh vlerësimin e saj për popullin shqiptar. Sharon ka publikuar një foto të eksodit shqiptar para 30-viteve, kur Italia priti mijëra shqiptarë që vërshuan drejt brigjeve të saj për një jetë më të mirë:

“30 vite më parë Italia vendosi t’i ndihmojë ata. Sot Shqipëria po dërgon doktorë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër!”

Janë 10 mjekë dhe 20 infermierë që do të qëndrojnë për një muaj në Itali, për të dhënë jo vetëm kontributin e tyre por edhe për të marrë eksperiencën nga mjekësia italiane.

Mjekët do të qëndrojnë në Bergamo për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria për kontributin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania është duke planifikuar që t’i testojë 200 mijë njerëz…