Pasi u kthyen në Gjermani, 303 pacientë thanë se u infektuan në Kosovë

30 korrik 2020 | 21:41

303 persona të prekur me Covid-19 në katër javët e fundit në Gjermani e kanë paraqitur Kosovën vend të ekspozimit të mundshëm me koronavirusin, bëhet me dije në tabelën më të re të Insitutit “Robert Koch”.

“Robert Koch” merret me përcjelljen e rasteve me Covid-19 në Gjermani. Në tabelën rreth katërjavëshit të fundit, deri më 28 korrik, janë paraqitur gjithsej 7 997 raste me Covid-19. Shtet i ekspozimit të mundshëm me virusin, menjëherë pas Gjermanisë është Kosova me 303 raste, e pasuar nga Serbia me 242, Turqia 70 dhe Bosnja 67.

Por, si shkruan Instituti “Robert Koch”, me gjithë rritjen e rasteve të raportuara si infektime jashtë Gjermanisë, pjesa më e madhe e rasteve janë regjistruar brenda vetë Gjermanisë.

Edhe Ambasada e Kosovës në Gjermani kishte njoftuar të mërkurën se në bazë të statistikave të “Robert Koch” shtetasit nga Kosova që kthehen në Gjermani kanë paraqitur numrin më të lartë të infektuarve me Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Sahit Musa ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në…