Pasi u nda nga e dashura, burri nga Gjakova tentoi të vetëvritej

13 nëntor 22:43

Një burrë në Gjakova pasi u nda nga e dashura tentoi të vetëvritet duke konsumuar krimikate higjienike.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj e ka konfirmuar rastin për Demokracia.com, ku tha se kjo ndodhi sot rreth orës 18:30.

‘’Sot më datë 13.11.2021 rreth orës 18:30 minuta nga emergjenca e spitalit rajonal “Isa Grezda” Stacioni policor- Gjakovë ka pranuar informatë se një person ka kërkuar tretman mjekësor si pasojë e konsumimit të kimikateve higjienike, duke tentuar të vetëvritet’’, njoftoi Gjurkaj.

Sipas Gjurkaj, arsyeja që burri mori atë veprim për të privuar vetën nga jeta erdhi nga ndarja që kishte nga e dashura.

Kjo e fundit pranoi një mesazh nga burri ku edhe e paralajmëroi për aktin që do të ndërmirrte dhe ishe ajo që e gjeti viktimën në një gjendje jo të mirë shëndetësore ku edhe iu ofrua tretman mjekësor.

‘’Patrulla ka shkuar në spital ku ka takuar viktimën i cili ishte në gjendje stabile si dhe dëshmitarën e lartëcekur me të cilën viktima ishte në lidhje dashurie. Nga biseda është mësuar se viktima aktin e tentim vetëvrasjes e kishte paralajmëruar me një mesazh të njejtën e cila me pas e ka gjetur viktimën në gjendje jo të mirë shëndetësore ku dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Sipas viktimës këtë përpjekje ai e ka ndërmarrë pasi i kishte prishur raportet me të njejtën’’, konfirmoi Gjurkaj.

Tutje Gjurkaj tha se lidhur me rastin janë njoftuar hetimet e stacionit si dhe hetimet rajonale si dhe prokurori kujdestar ndërsa gjendja e viktimes vazhdon të mbetet stabile si dhe i njëjti ndodhet nën përkujdesjen e mjekëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet e shteteve fqinje gjatë verës identifikuan rezultate të dyshimta…