Pasi u raportua se bashkëshorti i saj mori mijëra euro nga MKRS-ja, Fitore Pacolli tenton t’i frikësojë gazetarët me padi

24 korrik 2025 | 12:26

Dje “Vox Kosova” k raportuar se bashkëshorti i Fitore Pacollit kishte marrë mijëra euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Kjo pasi burri i Pacollit kryeson një qrganizatë, dhe ka marrë fonde nga MRKS-ja.

Pacolli sot ka dalë me një reagim në “Facebook”, duke tentuar t’i frikësojë gazetarët me padi.

“Mirëmëngjesi. Dita e re, shpifje të reja! Paska me më shku e diela duke shkruar padi. E diela e padive . Ju që shpifët dje, tashmë veçse jeni futur në listë. E ju që do shpifni sot e njëjta ju pret. Para disa ditësh, një raport i pavarur i shoqërisë civile më shpalli si gruan më të sulmuar. Dhe po, është e vërtetë më kanë sulmuar më së shumti. Por këta shpifës kanë hasur në një gur të fortë: as një grimcë nuk ma heqin, e lëre më të më thyejnë. Dëgjohemi më vonë”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar deputetët…