Pasi u shëruan nga koronavirusi, Pink dhuroi një milion dollarë

09 prill 2020 | 11:36

Këngëtarja e famshme Pink dhe djali i saj u infektuan me virusin vdekjeprurës COVID-19 por, fatmirësisht, janë shëruar plotësisht. Në një intervistë për “The Ellen DeGeneres Show”, Pink tregoi se si gjërat filluan të përkeqësoheshin kur djali i saj 3-vjeçar filloi të ankohej për “dhimbje gjoksi” dhe vështirësi në frymëmarrje.

“Ishte 18, 19 dhe 20 mars kur djali kishte temperaturë. Unë u zgjova një nga këto net në mes të natës dhe nuk merrja dot frymë. Kisha një dhimbje në kraharor. U tremba shumë. Mendova do të shkojmë në spital, por çfarë do të bëjmë më pas? Kjo ishte padyshim gjëja më e frikshme që kam përjetuar në jetë”, tregoi Pink.

Pas shërimit, ajo vendosi të dhurojë 1 milion dollarë për lehtësimin e koronavirusit. Pink falënderoi të gjithë mjekët që janë në vijën e parë të kësaj beteje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshe nga UEFA që është e shqetësuar për kalendarët dhe…