Pasi u shpall zyrtarisht miliardere, këngëtarja e famshme shfaqet në publik me pallton me vlerë…

12 shtator 2021 | 11:19
  • Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, njihet për stilin e saj të modës ekstravagant dhe të shtrenjtë.

E këtë e tregon herë pas here në daljet e saj publike. Pasi u shpall zyrtarisht si këngëtarja më e pasur në botë, Rihanna është parë në Los Angeles duke u përgatitur për ndonjë projekt të ri, e veshur me një “stil rruge”.

Në veshjen e saj ra menjëherë në sy palltoja nga “Bottega Veneta”, e cila duket se kushton plot 10 mijë dollarë. Këngëtarja e famshme e kishte kompletuar veshjen me një palë pantallona të shkurtra xhins, një bluzë të bardhë dhe atlete sportive.

Gjithashtu i dha një pamje tjetër të gjithë veshjes me shallin portokalli të mbështjellë rreth kokës dhe syze me pamje të ngushtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka përuruar mbrëmë…