“Pastrimi” paralajmëron dërgimin e borxhlinjve te përmbaruesit për faturat e papaguara

25 nëntor 2025 | 12:47

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se konsumatorët që nuk i shlyejnë borxhet për shërbimin e mbledhjes së mbeturinave do të dërgohen te përmbaruesit.

Në një njoftim për medie, kompania u ka bërë thirrje qytetarëve në Prishtinë, Podujevë, Lipjan, Obiliq, Drenas dhe Fushë-Kosovë që të kryejnë pagesën e faturave sa më shpejt.

“Nga java e ardhshme, sikur kemi vepruar gjatë tetorit me bizneset, të gjithë konsumatorët, amvisëri, me borxhe të pashlyera do të procedohen në përmbarim, sipas legjislacionit në fuqi. Procedurat e përmbarimit përfshijnë kosto shtesë për konsumatorët, prandaj ju ftojmë që pagesat t’i kryeni sa më herët për të shmangur shpenzime të panevojshme”, ka njoftuar “Pastrimi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha më 25 nëntor se…