Pastrohen lokacionet në Miradi të Ulët dhe te pishat në Sllatinë

13 gusht 2019 | 14:51

Ekipet e punëtorëve të komunës së Fushë Kosovës që janë angazhuar në pastrimin e hapësirave publike, janë në vlugun më të madh të punëve.

Këto ditë ishte fokusi te fshati ‘Miradi e Ulët’ dhe te parku rekreativ “Te Pishat në Sllatinë”. Në “Miradi të Ulët” saktësisht në mes të fshatit u realizua pastrimi i lëndinave që ishin të mbuluara nga barishtet dhe shkurret e shumta, kurse në parkun rekreativ “Te Pishat në Sllatinë” është pastruar gjithë terreni nga mbeturinat e shumta që fatkeqësisht shkaktohen nga disa qytetarë.

“Luten qytetarët që frekuentojnë parkun rekreativ ‘Te Pishat në Sllatinë’ që të kujdesen për mirëmbajtjen e ambientit duke vendosur mbeturinat në kontejnerët e vendosur në pika të shumta në këtë pjesë”, është theksuar në njoftimin e komunës së Fushë Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur të…