Pastrohet rruga magjistrale Prizren-Shtime

20 janar 2020 | 14:50

Komuna e Suharekës ka njoftuar se pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugëve janë prioritet i kryetarit të kësaj komune, Bali Muharremaj.

Rruga nga drejtimi i Prizrenit deri në Shtime është rrugë shumë e qarkullueshme, andaj kryetari Muharremaj ka bërë thirrje për kujdes ndaj kësaj rruge.

“Në tërë territorin e Komunës së Suharekës në Magjistralen Prizren-Shtime po bëhet sot pastrimi nga mbeturinat. Kërkojmë nga të gjithë ruajtjen e ambientit, e sidomos nga vozitësit që të mos hedhin mbeturina nga makinat e tyre. Në të kundërtën ne obligohemi të veprojmë sipas ligjit”, citohet të këtë thënë Muharremaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur të hënën në…