
Pasuria e djalit më të vogël të Trumpit, mbi 130 milionë euro
Sipas vlerësimeve të fundit, djali 19-vjeçar i Donald Trump, Barron, thuhet se ka një pasuri prej 130 milionë eurosh, shkruan LADbible.
Presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë meritën djalit të tij më të vogël, i cili është 206 centimetra i gjatë, për ndihmën që e ka dhënë për të fituar votuesit e rinj gjatë fushatës.
Trump gjithashtu mund ta falënderojë Barronin që i vuri në dukje potencialin e kriptovalutave. Konkretisht, vetëm dy muaj para zgjedhjeve të vitit 2024, Barron themeloi World Liberty Financial (WLFI) me babanë dhe vëllezërit e tij, vlera e të cilave është rritur ndjeshëm që nga fitorja e Trump.
Kompania sjell të ardhura për familjen duke mbajtur tokena, duke përfituar nga rritja e çmimeve të tyre, duke ngarkuar tarifa transaksionesh dhe duke tërhequr investime të mëdha.
Sipas Forbes, ky biznes kriptosh ka sjellë tashmë më shumë se 1.3 miliardë euro.
Thuhet se Barron ka mbajtur rreth 10 përqind të kësaj shume, që përbën pasurinë e tij neto të vlerësuar prej 130 milionë eurosh. Ndërsa monedhat e tij nuk janë menjëherë të arkëtueshme, ato kanë kontribuar ndjeshëm në pasurinë e tij, raporton Index.
Barron thuhet gjithashtu se zotëron aksione në biznese të ndryshme familjare, duke përfshirë pasuri të paluajtshme në Florida dhe New Jersey.
Megjithatë, ai ka një rrugë të gjatë për të bërë për të arritur të atin, pasuria neto e të cilit u vlerësua nga Forbes në shtator të këtij viti në rreth 6.3 miliardë euro.
Gjatë një paraqitjeje në Fox & Friends në dhjetor të vitit të kaluar, Melania Trump vlerësoi të birin për njohuritë e tij mbresëlënëse të teknologjisë.
“Jam shumë krenare për të për njohuritë e tij, madje edhe për dhënien e këshillave babait të tij,” tha ajo.
“Ai e njeh brezin e tij, sepse brezi i ri i sotëm nuk është më ulur para televizorit. Të gjithë janë në tableta. Të gjithë janë në telefonat e tyre.”