Pasurohet lista e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme nga shteti

03 nëntor 2022 | 19:51

Në bazë të Ligjit Nr.02/L-088 për Trashëgimi Kulturore, në pajtueshmëri me Nenet 3 dhe 4, listës së trashëgimisë nën mbrojtje të përkohshme iu shtuan edhe 19 asete të reja.

Sipas Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, asetet të cilat janë marrë nën mbrojtje të përkohshme i takojnë trashëgimisë arkitekturore dhe asaj shpirtërore dhe janë këto:
• Kroi i fshatit në Istog
• Ndërtesa e ish Pallatit te Shtypit “Rilindja”- Salla e shtypshkronjës, Prishtinë
• Materniteti “Nënë Tereza”, Prishtinë
• Shtëpi Banimi – (Shtëpia e zjarrit) Hysë Popova, Podujevë
• Kulla e Hamit Berishes, Harilaq, Fushë Kosovë
• Shtëpia-Kullë e lsmet Xhemailit, Keçekollë, Prishtinë
• Xhamia e Vjetër, Orllan, Podujevë
• Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren
• Hani i familjes Zaimi, Prizren
• Bodrumi i Vjetër, Suharekë
• Kompleksi i Familjes Kodra, Çadrak, Suharekë
• Ndërtesa e Selisë sëPartive Politike, Mitrovicë
• Ndërtesa e Turist Kosovës, Mitrovicë
• Kulla e Shaban Lushtakut, Mitrovicë
• Xhamia në fshatin Abri, Skenderaj
• Xhamia ne fshatin Burojë, Skenderaj
• Mbathtorja e Agës Xhelë, Pogragjë, Gjilan
• Shkolla e vjetër në Kokaj, Gjilan
• Shtëpia e ldriz Feratit, Çelik, Gjilan

Gjithmonë në harmoni me Konventat ndërkombëtare, qëllimi i mbrojtjes së ndërtesës është definimi profesional i vlerave dhe rëndësisë që ka, si dhe transmetimi i tyre tek brezat e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me propozim të kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza për aktivitetin…