Patentohet ventilatori mekanik, shpikja e vitit 2024 e profesorit të UP-së

10 dhjetor 2025 | 12:56

Profesorit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, prof. Arbnor Pajazitit i është miratuar dhe njohur patenta e “Ventilatorit Mekanik me Lidhje Rivepruese të Rregullimit” nga Agjencia për Pronësi Industriale e Republikës së Kosovës.

Profesorit Pajaziti për shpikjen e patentuar i kishte ndihmuar shumë edhe i diplomuari i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në nivelin master dhe inxhinieri, Petrit Abdyli.

Aplikimi për patentë ishte bërë në shkurt të vitit 2024, ndërsa patenta vlen deri më 2 shkurt 2044. Ventilatori mekanik është një pajisje inovative që mund të përdoret në fusha ku kërkohet kontroll i avancuar i procesit të ventilimit.

Ai bën lidhjen mes fushës së mekatronikës, mjekësisë e industrisë dhe tregon se Universiteti i Prishtinës dhe njësitë akademike të tij janë në hap me zhvillimet teknologjike të kohës dhe inovacionin.

Ideja e ndërtimit të ventilatorit mekanik që u financua nga BE-ja dhe Rektorati i Universitetit të Prishtinës kishte lindur në kohën e përballjes globale me virusin Covid 2019, kur mësimi zhvillohej online dhe kishte nevojë të madhe për pajisje të tilla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhavit Drenori nga Iniciativa Qytetare Green për Drenasin ka fituar…