Patrullim rreth shkollave dhe vizitë bizneseve në Prizren

14 janar 2022 | 11:51

Njësia e Komunitetit në stacionin policor në Prizren është duke patrulluar rreth shkollave fillore në qytet dhe lagje.
Policia ka njoftuar se patrullimi po vazhdon në sheshe, qendra tregtare, tregu i gjelbër dhe tregu i mallrave.

Njësia e komunitetit ka një raport të mirë me bizneset e sidomos me argjendaritë me të cilët komunikimi është i vazhdueshëm me qëllim parandalimin e veprave penale të vjedhjeve dhe grabitjeve.

Por kontakti gjatë patrullimit vazhdon edhe me institucionet tjera e sidomos me qendrat e mjekësisë familjare dhe barnatoreve.

Policia është në kontakt të përhershëm edhe me trafikun urban e në veçanti me stacionin e autobusëve dhe taxit-e që operojnë në Prizren.

Policia ka njoftuar se aktivitetet parashihen të jenë të vazhdueshme, duke u bazuar në praktikat me të mira policore në bashkëpunim me komunitetin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka kërkuar nga gjykata…