Pau Gasol: Kam dëshirë të luaj më vëllanë tim për Lakersat

10 dhjetor 17:23

Basketbollisti spanjoll Pau Gasol ka luajtur për 7 sezone me Lakersat (2008-2014), duke fituar dy tituj kampionë në NBA (2009, 2010).

Në atë kohë, me ekipin kalifornian luante edhe Kobe Bryant dhe ata të dy formuan një dyshe fituese. 40-vjeçari spanjoll nuk luan prej një viti (hera e fundit në NBA me Milwaukee). Gjithsesi, ai është gati të rikthehet në fushë dhe të luajë sërish me Lakersat, ku pak ditë më parë firmosi edhe vëllai i tij Marc Gasol.

“Do të ishte diçka speciale të luaja sërish me Lakersat dhe të luaja më vëllanë tim Marc. Gjithsesi, jam në një pozitë që nuk mund të kërkoj shumë. Nuk kam 10 kontrata dhe mund të zgjedh. Dua të ndiej që ekipi ka nevojë për mua. Dua të argëtohem duke luajtur”, ka thënë Pau Gasol.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mësuar renditjen e saj…