Pavijoni i Kosovës merr vëmendje në shtypin ndërkombëtar

01 shkurt 2024 | 12:42

Mediume të njohura për art dhe kulturë si Le Quotidien de l’Art, Artnet, ArtReview, Kunstforum e Widewalls ndër të tjera kanë raportuar për pjesëmarrjen e Kosovës në edicionin e 60-të të Bienales së Venecias.

“Në këtë edicionin, Republika e Kosovës prezantohet nga artistja Doruntina Kastrati me projektin ‘Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës’ të kuruar nga Erëmirë Krasniqi dhe me komisionere Hana Halilaj”, ka njoftuar MKRS-ja.

Bienalja e Venecias do të mbahet nga 20 prilli deri më 24 nëntor 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KBF Bashkimi ka arritur fitoren e dytë radhazi në Ligën…