
PD-ja denoncon personin që shkelmoi derën e selisë për tu futur Berisha
Partia Demokratike ka bërë me dije se ka denoncuar penalisht shtetasin Fatjon Dauti si personin që ndërmori akte dhune në selinë e Partisë Demokratike.
Në një njoftim për mediat, PD-ja thekson se pas analizës së pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, preson me precedent të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të PD-së.
PD-ja ka treguar se sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave.