PDK dhe Vetëvendosje bëjnë koalicion për balotazhin në Dragash

30 tetor 2025 | 19:56

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në komunën e Dragashit.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Shaban Shabani, përmes një postimi në rrjete sociale.

“Sipas një procesi të hapur konsultimesh dhe bashkëbisedimesh, është arritur marrëveshja e koalicionit për raundin e dytë të zgjedhjeve ndërmjet: Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lëvizjes Vetëvendosje! (LV), Koalicionit Vakat dhe kandidatit të pavarur Nedzmidin Sejdilar,” ka shkruar Shabani.

Ai ka shtuar se para arritjes së marrëveshjes është bërë harmonizimi i programeve dhe parimeve qeverisëse, të cilat do të shërbejnë si bazë për një qeverisje “të përgjegjshme, gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të qytetarëve të komunës”.

“Kjo marrëveshje është dëshmi e bashkëpunimit për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, transparente dhe në interes të përbashkët të secilit qytetar, pa dallim,” ka theksuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së për një…