
PDK fiton garën për Hanin e Elezit
Mehmet Ballazhi nga Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar fitoren në zgjedhjet lokale të mbajtura të më 12 tetor, për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit.
Mehmet Ballazhi ka marrë 50,94 % ose 2,527 vota, kurse kandidati i pavarur, Rufki Suma mori 49,06 % ose 2,434 vota.
Për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit votuan 4,961 votues nga 8, 528 votues të regjistruar. Nga 11 vendvotimet të gjitha janë procesuar, ndërsa pjesëmarrja ishte 58,17 %.
Ndërkaq, për Kuvendin Komunal të Hanit të Elezit votuan 4,662 qytetarë nga 8,528 numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar apo 54,67%.
Partia Demokratike e Kosovës , doli e para me 38,31% apo 1,786 vota. Lëvizja Vetëvendosje!, e dyta me 22,80% apo me 1,063 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori 19,71% ose 919 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës me 19,18% ose 894 vota. Me këtë fitore, Ballazhi do të udhëheqë për herë të dytë në këtë komunë. Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, votimin e personave me nevoja të veçanta dhe votimin përmes postës. Rezultatet e publikuara nga KQZ për Hanin e Elezit i gjeni këtu.