
PDK fiton pa balotazh në tri komuna, garon edhe në pesë tjera
13 tetor 2025
| 00:09
Partia Demokratike e Kosovës arriti të fitojë në raundin e parë në tri komuna më 12 tetor, ndërsa garon në balotazh edhe në pesë komuna ku rezultati është mjaft interesant.
Sipas rezultateve të KQZ-së nga numërimi i kutive, PDK ka dalë e para pa balotazh në Han të Elezit me Mehmet Ballazhin, në Ferizaj me Agim Aliun dhe në Skënderaj me Sami Lushtakun.
Përpos këtyre komunave, PDK ka dalë e para edhe në Prizren me 41.9%, në Vushtrri me 45% dhe në Kaçanik me 39% dhe e dyta në Klinë me 35%.
Gjithashtu, PDK do të garojë në balotazh edhe në Mitrovicë kundër VV-së, ku ka dalë e para me vetëm 28 vota.