PDK i beson Rrahim Tërnavës, e kandidon për kryetar të Fushë-Kosovës

26 korrik 2025 | 09:32

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka prezantuar Rrahim Tërnavën, kandidat për kryetar të Fushë-Kosovës.

“PDK nuk ka udhëhequr ndonjëherë më parë në këtë komunë, por gjithmonë ka pasur njerëz që e kanë dashtë me zemër. Njëri prej tyre është Rrahim Tërnava, një njeri i përkushtuar, i sinqertë dhe punëtor”, ka shkruar Krasniqi në njoftimin e tij.

Njoftimi i plotë:

Mbrëmë e nisëm një rrugëtim të rëndësishëm, për ta çuar Fushë-Kosovën aty ku e meriton: përpara, me zhvillim, përkujdesje dhe vizion.

PDK nuk ka udhëhequr ndonjëherë më parë në këtë komunë, por gjithmonë ka pasur njerëz që e kanë dashtë me zemër. Njëri prej tyre është Rrahim Tërnava, një njeri i përkushtuar, i sinqertë dhe punëtor.

Me Rrahimin, kjo komunë ka me pasë lidership të vërtetë. Jo menaxhim rutinor, por vizion. Jo vetëm premtime, por punë e zgjidhje.

Unë i besoj Rrahim Tërnavës.

PDK i beson Rrahim Tërnavës.

Por më e rëndësishmja – ai ka nevojë për besimin tuaj.

Jepjani Fushë-Kosovës mundësinë që e meriton. Sepse, me ju, Rrahimi bëhet Kryetar – e Fushë Kosova qytet për të gjithë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finlanda ka përjetuar periudhën më të gjatë të temperaturave mbi…