PDK-ja akuzon Gërvallën edhe për një skandal: Ndodhi për herë të parë në historinë e Kosovës

05 korrik 2021 | 10:49

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi,  e ka vlerësuar si skandal të radhës diplomatik faktin që ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla nuk e ka shkruar ndonjë postim në llogaritë e saj në rrjetet sociale për t’ia uruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës përvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Gjoshi ka thënë se diçka e tillë ndodhi për herë të parë në historinë e Kosovës.

“Ndodhi për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovëe dhe i kalon kufijtë e skandalit diplomatik. Ministrja e Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Schwarz, në Qeverinë që drejtohet nga Kryeministri Albin Kurti, nuk ia ka uruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës 《Ditën e Pavarësisë, 4 korrikun”, ka shkruar Gjoshi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Gërvalla e ka bërë “retweet” urimin e MPJ-së për ShBA-në në “Twitter”, por Gjoshi ka thënë se nuk mjafton kjo.

“Donika Schwarz nuk ka bërë asnjë urim të drejtpërdrejtë për aleatin strategjik, por është mjaftuar vetëm me një rishpërndarje të postimit në ‘Twitter’ të MFA Kosovo, asaj faqes që bënte postime skandaloze. Edhe kur flet, por edhe kur hesht, kjo ministre është skandaloze. Qëndrimi i saj në qeveri po dëmton seriozisht Republikën e Kosovës”, ka shkruar Gjoashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia u eleminua që në fazën e grupeve nga europiani,…