PDK-ja: Çmimi i naftës 2 euro për litër në Kosovë. Kjo është e vetmja e vërtetë që qytetarët e ndjejnë çdo ditë!
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar për çmimin e lartë të karburanteve në vendin tonë.
PDK-ja nëpërmjet një reagimi, ka bërë me dije se çmimi i naftës është bërë 2 euro për litër në Kosovë.
“Çmimi i naftës 2 euro për litër në Kosovë: kjo është e vetmja e vërtetë që qytetarët e ndjejnë çdo ditë! Qeveria flet. Arsyetohet. Lavdërohet. Por qytetarët paguajnë”, është thënë në reagimin e PDK-së.
Reagimi i plotë i PDK-së:
Çmimi i naftës 2 euro për litër në Kosovë: kjo është e vetmja e vërtetë që qytetarët e ndjejnë çdo ditë!
Qeveria flet. Arsyetohet. Lavdërohet. Por qytetarët paguajnë.
Çmimi i naftës ka shkuar në 2 euro për litër. Kjo është krizë reale në çdo familje.
Sepse kur rritet çmimi i naftës:
* rritet çmimi i bukës
* rritet çmimi i transportit
* rriten çmimi i produkteve bazike
* rritet çdo shërbim
Dhe kur bie çmimi i naftës?
Asgjë nuk bie. Çmimet mbesin aty ku janë. Sepse shtrejtimi është zinxhir, dhe ky zinxhir po i varfëron qytetarët.
Qeveria nuk është aty për të komentuar situatën. Është aty për të vepruar.
Por çfarë po shohim?
* zero masa konkrete
* zero kontroll të tregut
* zero mbrojtje për qytetarin
* zero vullnet politik
Vetëm konferenca, justifikime dhe propagandë.
Ndërkohë, qytetari po paguan gjithçka më shtrenjtë: me pagë të njëjtë, me jetë më të vështirë, me shpresë më të vogël.
Çmimi i naftës 2 euro për litër nuk është normale. Nuk është e pranueshme. Dhe nuk është e justifikueshme.
Qytetarët kanë nevojë për veprim: sot, jo nesër. Të tjerat janë vetëm fjalë!



