
PDK-ja dhe AKR-ja nënshkruajnë marrëveshje koalicioni
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës dhe kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë me dije me AKR-në, ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit politik për mandatin e ardhshëm.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, Tahiri ka thënë se kjo ka ndodhur pasi qëllimi i tyre është zhvillimi i Mitrovicës.
“Kur zhvillimi i Mitrovicës është qëllim, bashkëpunimi bëhet obligim moral e politik. Sot me AKR-në e nënshkruam marrëveshjen e koalicionit politik për mandatin e ardhshëm. Ky bashkim dhe ky bashkëpunim është në shërbim të Mitrovicës dhe do të jetë në shërbim të çdo qytetari dhe çdo gjenerate”.
“Gjergjin, strukturat e AKR-së, votuesit dhe qytetarët e Mitrovicës, i falënderoj për besimin e tyre dhe i garantoj se me dashurinë e madhe që kemi për qytetin, do të përkushtohemi dhe do të punojmë për çdo qyetar, çdo lagje e fshat të komunës sonë! Për ty gjithmonë, Mitrovicë!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.