PDK-ja dhe LDK-ja kritikojnë Muratin: LV-ja kontribuoi vetëm me gaz lotsjellës në procesin e liberalizimit të vizave

11 dhjetor 2025 | 17:10

Ish-deputetet nga ish-partitë opozitare i kanë reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit, rreth deklaratës së tij për liberalizimin e vizave në Kosovë.

Në postimin e tij, Murati e ka lidhur këtë proces me “izolimin e shtetit nga qeveria Kurti”, pasi sipas tij, këtë e thonë ish-opozita.

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, në reagimin e saj, ka thënë se kontributi i vetëm i Lëvizjes Vetëvendosje në procesin e liberalizimit të vizave ka qenë gazi lotsjellës dhe vonesat disavjeçare.

Sipas saj, kjo parti asnjë kontribut tjetër nuk e ka në këtë proces. Ajo madje ironizoi me ministrin në detyrë, duke thënë se një ditë VV do të tregojë se e ka shpallur edhe Pavarësinë e Shqipërisë si dhe ka çliruar Kosovë.

“Qesharak jeni bërë. Veç kur të na tregoni një ditë se ju e keni shpallur edhe Pavarësinë e Shqipërisë, edhe e keni çliruar Kosovën. Mos u merr me gjëra koti. Dil pak dhe shko vetëm në një barnatore, e ke me i pa qytetarët tanë duke mos pasur para as barnat me i pagu. Dil dhe takoje ndonjë pensioner, e të tregon se si po duhet me kursy nga buka e gojës për t’i paguar faturat e energjisë elektrike. Kryeje ndonjë punë tënden, e pastaj krekosu”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Nga ana tjetër, Jehona Lushaku-Sadriu e LDK-së, ka thënë se Murati po krenohet me punën që e kanë bërë të tjerët, pasi sipas saj, ai nuk ka çfarë të tregojë për qeverisjen e partisë së tij.

Ajo ia ka përmendur Muratit sanksionet, miliardat e humbura, duke shtuar se Kosova sot është më e izoluar se kurrë.

 

Murati thotë se liberalizimi i vizave është provë se Kosova nuk është e izoluar

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që Kosova nuk është ndërkombëtarisht e izoluar, sipas zyrtarit të…