
PDK-ja dhe NISMA bashkojnë forcat në Lipjan, Buja: Fitorja është jona
Dega e PDK-së në Lipjan dhe ajo e Nismës kanë nënshkruar marrëveshje për zgjedhjet lokale në Lipjan.
Sipas kësaj marrëveshjeje, Nisma do ta mbështesë kandidaturën e Shukri Bujës për kryetar të komunës. Në një postim në Facbook, kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit ka thënë se ky bashkim është i ndërtuar mbi themelin e lavdishëm e të përbashkët, si edhe kontributin në radhët e UÇK-së.
Njoftimi i plotë:
Mirëmëngjesi, Lipjan!
Partia Demokratike e Kosovës dhe unë si kandidat për Kryetar të Komunës, së bashku me Nismën Socialdemokrate, kemi bashkuar forcat në një marrëveshje për zgjedhjet lokale në Lipjan.
Sipas kësaj marrëveshjeje, Nisma do të mbështesë kandidaturën time për Kryetar të Komunës dhe nuk do të ketë kandidat të saj, ndërsa për Kuvendin Komunal do të garojë me listën e vet.
Ky bashkim është i ndërtuar mbi themelin e lavdishëm e të përbashkët, kontributin tonë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Fitorja është e jona!