
PDK-ja do ta procedojë në Themelore pezullimin e daljes në treg të lirë të rrymës
23 qershor 2025
| 11:35
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka folur rreth daljes në treg të lirë të energjisë elektrike për bizneset.
“Ju e dini që PDK-ja e ka kundërshtuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, për daljen në treg të lirë të kompanive që punësojnë rreth 150 mijë qytetarë”, u shpreh Tahiri.
Lidhur me këtë, Tahiri tha se nesër, PDK-ja do të procedojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës pezullimin e këtij vendimi.