PDK-ja duhet t’i bashkohet Qeverisë Hoti

11 gusht 2020 | 22:35

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti edhe njëherë është shprehur pro hyrjes së kësaj partie në Qeverinë Hoti.

Haliti në një inkuadrim të drejtpërdrejtë në TV Dukagjini, ka thënë shkurt se e përkrah idenë për bashkëngjitjen e PDK-së në qeverinë Hoti.

“Po, PDK-ja duhet t’i bashkohet Qeverisë Hoti”, ka thënë shkurt Haliti. Teksa anëtari tjetër i kryesisë së PDK-së, Kujtim Gashi, ka thënë se në organet e partisë asnjëherë nuk është diskutuar për një opsion të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senatorja Kamala Harris nga Kalifornia është përzgjedhur si kandidate për…