
PDK-ja e Malishevës reagon ndaj gjuhës së dhunës dhe shpifjeve të Alban Krasniqit e Veton Zogajt të Vetëvendosjes
Reagim
“Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Malishevë – shpreh keqardhjen për nivelin e gjuhës së dhunës dhe shpifjeve që po përcjellë në emisionet politike kandidati i VV-së Alban Krasniqi dhe bartësi i listës Veton Zogaj, djali i njeriut që mori pjesë në Gazimestan.
Kandidati ynë Isni Kilaj ka zgjedhur një gjuhë të moderuar duke paraqitur programin e PDK –së për Malishevën e Zhvilluar, Bashkë për Malishevën, dhe është përpjekur maksimalisht t’i shmanget gjuhës përmes së cilës operon Vetëvendosje, e veçanërisht kandidati i saj Alban Krasniqi, duke polarizuar e helmuar kështu hapësirën politike e procesin elektoral në komunën tonë.
Mbrëmë gjatë paraqitjes së tij në Kanal 10, Alban Krasniqi, nipi i tij Bekim Gashi dhe bartësi i listës së Vetëvendosjes Veton Zogaj, i cili njëherit është edhe djali i njeriut që mori pjesë në tubimin famkeq të Milosheviqit në Gazimestan, shpërfaqen gjuhën e shpifjes dhe urrejtjes duke cenuar personalitetin dhe familjen e kandidatit tonë Isni Kilaj.
Është me rendësi që të sjellim në kujtesë që Isni Kilaj është baba i 6 fëmijëve intelektual që asnjëherë nuk kanë ra ndesh me ligjin. E të cilët janë të angazhuar në profesionet e tyre e jo pjesë e aktivitetit politik e as atij elektoral.
Valentinë Kilaj – Baçelor në FNA, drejtimi Hidro 2004 – 2014, Master – UBT, dega Arkitekturë 2016 – 2020
Bekim Kilaj – Baçelor në Ekonomik 2005 -2009, Master i Shkencave Ekonomike 2009 – 2012
Blerinë Kilaj – Baçelor në FNA, Arkitekturë 2006 – 2011, Master – UBT, dega Arkitekturë 2017
Edonë Kilaj – Fakulteti i Arteve (Grafikë) 2008, FNA Arkitekturë 2009
Blendi Kilaj – Baçelor në Ekonomik – Marketing 2011 – 2017 UP
Birkenë Kilaj – UBT Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri 2017 – Present
Të gjithë këta janë të diplomuar dhe në proces duke qenë fëmijë të shkëlqyer.
Cenimi dhe përdorimi i familjes për qëllime politike është i pa drejtë për fëmijët dhe akt i ultë që mund të vijë vetëm prej një personi si Alban Krasniqi. Krasniqi ka histori të rrezikshme dhe shqetësuese, kërcënime publike.
T’i sjellim në kujtesë vetëm disa prej këtyre rasteve: kishte kërcënuar me vrasje ish kryetarin e PDK-së Kadri Veselin ; kishte kërcënuar deputeten e PDK-së Blerta Deliun ; kishte fyer e kërcënuar veteranin e UÇK-së Faik Fazliun, madje duke fyer e përbaltur me epitetet më të ulëta edhe gruan e tij; kishte kërcënuar e fyer policin Amir Gërguri; deri sa kishte kërcënuar me mesazh privat edhe ish kryetarin e VV-së Visar Ymerin.
Ne e dënojmë gjuhën e urrejtjes, shpifjet e fyerjet publike. Isni Kilaj do ta vazhdojë garën elektorale ashtu siç e ka nisur : me shpalosjen e projekteve që për qëllim kanë zhvillimin e Malishevës, krijimin e hapësirave të reja punësimi e bashkëpunimi për qytetarët e Malishevës, kthimin e komunës sonë në komunë mirëqeverisje që krijon mundësi të barabarta për të gjithë.
Nuk urrejmë askë. Nuk i ndajmë Malishevasit, por i bashkojmë qytetarët për komunën tonë dhe në të mirë të komunës sonë. Dhe i bëjmë thirrje edhe kandidatëve tjerë që ta bëjnë të njëjtën garë. Përveç Alban Krasniqit. Sepse ai është i pashpresë”, thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Malishevë.