PDK-ja emëron nënkryetaren dhe drejtorët në Komunën e Prishtinës

02 shkurt 2022 | 10:56

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka prezantuar ekipin drejtues të PDK-së në Komunën e Prishtinës.

Përmes një konference për shtyp, Ismaili tregoi që PDK ka emëruar për herë të parë një grua të përgaditur profesioniste dhe me vullnet për angazhim në shoqëri si nënkryetare të kryeqytetit.

Në rolin e nënkryetares së parë grua të Prishtinës, PDK ka emëruar Donjeta Sahatçiun, një profesioniste të dëshmuar për shumë vjet në sferën e menaxhimit, teknologjisë, komunikimit strategjik dhe ngritjen e kapaciteteve.

Ai gjithashtu prezantoi edhe ekipin e katër drejtorëve nga radhët e PDK-së për katër vitet e ardhshme.

Gjatë kësaj konference, Ismaili ka prezantuar edhe katër drejtorët nga radhët e PDK-së.

Drejtoreshë për Arsim është emëruar Besianë Musmurati;

Drejtor për Sport do të jetë Granit Rugova;
Drejtor i Shërbimeve Publike do të jetë Ilirik Musliu;

Ndërsa drejtor i Bujqësisë është emëruar Plator Gërdovci.

Gjatë ditëve në vijim Ismaili pritet të emëroj edhe udhëheqësin/en e Drejtorisë së Kulturës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti malazez do të mblidhet sot në një seancë të…