
PDK-ja: Është gënjeshtër lajmi se do të futemi në qeveri
04 shtator 2020
| 17:11
Drejtori për Komunikim në PDK, Bashmir Xjemaj, ka mohuar pretendimet e disa medieve se PDK-ja do të bëhet pjesë e qeverisë, nëse AAK-ja del nga koalicioni qeverisës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky lajm është gënjeshtër.
“Është gënjeshtër lajmi në portale se PDK-ja do të futet në qeveri dhe do ta zëvendësojë AAK-në!”, ka shkruar ai.
(M.K / Epoka e re)