PDK-ja: Fundimarsi i vitit 1999 u përcoll me ngjarjet më tragjike për popullin e Kosovës
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkujtuar të rënët në masakrat e marsit të vitit 1999.
Duke përkujtuar të rënët në Rahovec, Malishevë dhe Skenderaj, PDK-ja ka theksuar se “në 27-vjetorin e këtyre krimeve, nderojmë kujtimin e qindra civilëve të pafajshëm: fëmijë, gra, pleq e burra të paarmatosur, të cilët u ekzekutuan padrejtësisht”.
“Fundmarsi i vitit 1999 ishte i përcjellur me ngjarjet më tragjike për popullin e Kosovës. Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, forcat paramilitare serbe, duke e ditur se sundimit të Millosheviqit në Kosovë po i vinte fundi, kryen masakrat më makabre në shumë fshatra dhe qytete të Kosovës. Në 27-vjetorin e këtyre krimeve, nderojmë kujtimin e qindra civilëve të pafajshëm: fëmijë, gra, pleq e burra të paarmatosur, të cilët u ekzekutuan padrejtësisht. Familjarët e viktimave dhe shoqëria jonë nuk do të ndalen kurrë së kërkuari drejtësi për këto krime të rënda. Kosova nuk harron asnjëherë! E përjetshme qoftë lavdia për ta!”, është thënë në reagimin e PDK-së.



