PDK-ja garon me numrin 130, Hamza: Numri i fitores dhe i bashkimit për Kosovën

07 dhjetor 2025 | 14:57

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, njëherit kandidati për kryeministër nga kjo parti ka njoftuar se PDK-ja do të garojë në zgjedhjet e 28 dhjetorit me numrin 130.

Hamza është shprehur se numri 130 është ai i bashkimit për Kosovën.

“Është numri i stabilitetit, normalitetit dhe zhvillimit ekonomik. Është numri i drejtimit të sigurt dhe rrugës evropiane për vendin tonë. 130 është numri i fitores! PDK130”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i grupit parlamentar të  PDK-së, Abelard Tahiri, ka publikuar…