PDK-ja i dërgon letër zyrtare Haxhiut për anëtarin e dytë në KQZ

08 prill 2026 | 13:58

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i është drejtuar edhe ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, me një kërkesë zyrtare për procedimin e emërimit të anëtarit të dytë të kësaj partie në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Në kërkesën e PDK-së, theksohet se çështja e përbërjes së KQZ-së ka mbetur e papërfunduar gjatë mandatit të ish-presidentes Vjosa Osmani dhe se përfaqësimi i PDK-së me dy anëtarë në këtë institucion nuk është çështje interpretimi politik, por një e drejtë që rrjedh nga dispozitat kushtetuese.

Në letër, gjithashtu theksohet rëndësia e respektimit të praktikës së deritanishme institucionale, sipas së cilës PDK-ja ka qenë e përfaqësuar me dy anëtarë në KQZ, si dhe ruajtja e parimeve të barazisë dhe balancës mes subjekteve politike.

“Duke iu referuar nenit 139, paragrafi 4 të Kushtetutës së Kosovës, PDK-ja argumenton se shpërndarja e vendeve në KQZ duhet të bazohet në përfaqësimin e grupeve parlamentare në Kuvend. Në kushtet aktuale me katër grupe parlamentare, PDK-ja konsideron se secili grup duhet të ketë nga një përfaqësues në raundin e parë, ndërsa vendet e mbetura duhet të ndahen sipas madhësisë së grupeve, duke siguruar kështu përfaqësim proporcional”, ka njoftuar PDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka alarmuar se…