PDK-ja kërkon hetim nga prokuroria për ndërtimin e hidrocentraleve

03 shtator 2020 | 14:24

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e ka konsideruar gabim fokusimin prej 25 për qind në prodhimin e energjisë nga hidrocentralet, për të përmbushur objektivat për energji të ripërtërishme.

Hoxha që është edhe anëtare e Komisionit hetimor për hidrocentralet, ka thënë se burimi i energjisë së ripërtërishme është më e gjerë se sa vetëm nga hidrocentralet.

“Fokusimi për të përmbushur obligimin 25 për qind për energji të ripërtërishme vetëm nga hidrocentralet ka qenë gabim”, ka thënë ajo.

Ajo në debati e organizuar nga Lëvizja “FOL”, për këtë çështje, ka deklaruar se harmonizimi i dokumenteve nga ministritë me planin hapësinor të Kosovës nuk ka ndodhur deri më tani.

“Në kuptimin e përgjithshëm jemi vend i varfër në aspektin e resurseve ujore dhe duhet siguruar së pari ujitjen e tokave bujqësore”, ka thënë ajo, raporton “EO”.

Duke folur për punën e Komisionit hetimor, Hoxha ka thënë se do të hartojnë një plan ku më pas të fillojë puna në teren dhe aty ku ka shkelje punën duhet ta bëjë prokuroria.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur ftesën e Shtëpisë…