PDK-ja kërkon rritjen e fondeve në mbështetje të liderëve të UÇK-së në Hagë

20 shkurt 2026 | 11:36

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Arian Tahiri dhe deputetja Blerta Deliu-Kodra, kanë mbajtur një konferencë për media pak para seancës së Kuvendit për buxhetin 2026.

Para mediave, Tahiri ka thënë se buxheti për vitin 2026 nuk përkon me interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ai po ashtu ka thënë se buxheti duhet të përfshijë mbështetje më të theksuar financiare për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Nga ana tjetër, Deliu-Kodra ka prezantuar 32 amendamentet e Partisë Demokratike të Kosovës, që kërkuan të përfshiheshin në buxhetin e vendit, por të cilat nuk morën mbështetjen e LV-së.

“Ky buxhet do jetë i mangët, dhe nuk do të jetë i barabartë. Për këtë arsye nuk do të ketë as votën e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë deputetja Deliu-Kodra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona janë arrestuar për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh pas…