PDK-ja konfirmon pjesëmarrjen në seancë, Çitaku: Na obligon rregullorja, do të jemi aty

16 prill 2025 | 16:46

Pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet brenda 48 orëve pas dështimit të seancës konstituive ditën e djeshme, ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku ka konfirmuar se PDK-ja do të marrë pjesë në seancë dhe është e gatshme të vazhdojë procesin parlamentar.

“Po na obligon rregullorja që ta takohemi çdo 48 orë dhe ne do të jemi aty”, ka thënë Çitaku për “Blic”-in.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani i ka kthyer përgjigje kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, i cili i është drejtuar asaj me kërkesën për “sugjerime” pasi dje e kishte ndërprerë seancën për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Perëndimi siç ne e njihnim nuk ekziston më”. Është kjo…