PDK-ja mbledh Kryesinë, pritet edhe konferencë për medie

21 nëntor 2025 | 11:53

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do ta mbledh sot (e premte) Kryesinë. Më pas pritet të ketë konferencë për medie.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë PDK-ja përmes një njoftimi. Konferenca pritet të mbahet në ora 15:30.

Kujtojmë se legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës është shpërndarë të enjten nga presidentja Vjosa Osmani. Pas konsultimeve me liderë të partive politike, Osmani e ka caktuar 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, me gjithë që në partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë shprehën kërkesë që ato të mbahen 21 dhjetor.

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se pavarësisht se data nuk është ajo që kishte kërkuar, partia është e gatshme për zgjedhje.

“Edhe pse në konsultimet tona ne i dhamë argumentet pse 21 dhjetori do të ishte më i drejtë, vendimi është marrë, data është caktuar. Tani është koha që të shikojmë përpara. PDK është e gatshme, me ekip, me program dhe me vizion”, ka thënë Hamza përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët e Postës së Kosovës nga e hëna kanë hyrë…