PDK-ja në Podujevë merr dy drejtori, Bulliqi “s’i njeh politikisht”

21 janar 2022 | 22:43

Partia Demokratike e Kosovës, tashmë pozita udhëheqëse ka edhe në komunën e Podujevës, atje ku kryetar i komunës është Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje.

PDK-ja në Podujevë ka marrë dy drejtori, Drejtorinë e Bujqësisë dhe atë të Administratës Publike.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar vetë i emëruari në pozitën e drejtorit të Bujqësisë, Fatmir Rudari.

“Po, është e vërtetë që i kemi marrë dy drejtori, edhe kryesuesin e kuvendit. E kemi marrë drejtorinë e Bujqësisë dhe të Administratës”, është shprehur Rudari.

Ndërsa, vetë kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se nuk e dinë nga anojnë politikisht dy drejtorët, që nuk i përkasin partisë së tij, teksa tha se nuk ka koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së në Podujevë.

“Kemi diskutuar për ekipin që do të punojmë, pra ekipi është profesional. Nuk e di se nga anojnë politikisht ata. Duhet t’i pyesni ata, por ekipi është profesionist dhe me ta do të punojmë. Nuk kemi koalicion me PDK-në”, është shprehur Bulliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këtë krizë botërore të shkaktuar nga Rusia, vetëm një…