
PDK-ja në Prishtinë dënohet me 2 mijë euro për mosrespektim të masave anti-Covid
25 janar 2021
| 11:17
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është gjobitur me 2 mijë euro nga Inspekcioni Komunal i Prishtinës, për mosrespektim të masave anti-Covid.
Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri, ka thënë se shëndeti i qytetarëve është prioritet.
“Askush mbi ligjin! Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik, është obligim për të gjithë”, ka thënë ai.