PDK-ja nuk mbështet projektligjet e propozuara nga LV-ja
10 prill 2026
| 11:12
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se partia e tij nuk do të mbështesë projektligjet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas Tahirit, këto ligje nuk janë urgjente dhe nuk duhet të trajtohen jashtë procedurave të rregullta, duke i cilësuar si një tentativë për të ndërtuar agjendën e fushatës zgjedhore.
“PDK-ja konsideron se këto propozime të projektligjeve nuk janë urgjente dhe si të tilla nuk e mbështetë asnjë që të mundësohet të trajtohet jashtë procedurave të rregullta. Kjo është një tendencë e qeverisë që me ndërtu agjendë të fushatës zgjedhore…”, ka thënë Tahiri.



